Lira Turke forcohet me 2.9% ndaj dollarit Amerikan pas fitores së Erdogan

Sipas analistëve, tashmë që paqartësitë rreth zgjedhjet kanë mbaruar, lira Turke do të vijojë forcimin kundër dollarit Amerikan.

Lira turke fitoi afro 3% ndaj dollarit Amerikan në orët e para të mëngjesit të së Hënës ndërsa tregjet pritën mirë fitoren e Erdogan në zgjedhjet presidenciale me shpresën se një stabiliteti politik në vend.

Një lirë këmbehej me 4.54 dollarë, një rritje me 2.9% brenda natës.

Sipas analistëve, tashmë që paqartësitë rreth zgjedhjet kanë mbaruar, lira Turke do të vijojë forcimin kundër dollarit Amerikan.

Erdogan fitoi më shumë se 52% të votave me 99% të kutive të numëruar ndërsa partia e tij Drejtësi dhe Zhvillim në aleancë me Partinë Nacionaliste të Devlet Baçeli morën shumicën e parlamentit me 343 deputetë. /ePërditshmja