Ligji për pavarësinë e Kishës, sjell përplasje midis Malit të Zi dhe Serbisë

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, tha se Mali i Zi ka një detyrë për të korrigjuar "gabimin historik" dhe për të rivendosur pavarësinë e Kishës Ortodokse Malazeze nga Kisha Ortodokse Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të hënën se Serbia do të këmbëngulte ndaj Malit të Zi, që të mos e miratojë Propozimin e ligji për ”Lirinë e Fesë”. Siç vuri në dukje, ky propozim nuk është i mirë për popullin serb dhe shtoi se miratimi i tij pa dyshim do të cenojë marrëdhëniet e qëndrueshme midis Serbisë dhe Malit të Zi.

“Unë po u kërkoj atyre të mos e miratojnë një kërkesë të tillë. Kjo është dëshira ime dhe shpresa ime. Kisha serbe ka qenë atje prej shekujsh dhe ka qenë mbrojtja dhe strehimi jo vetëm për popullin serb, por edhe për këdo që ndihet malazez. Prandaj unë po u kërkoj autoriteteve në Mal të Zi që të mos miratojnë një ligj të tillë. Nëse ata e bëjnë atë gjithsesi, kjo është e drejta e tyre dhe ne do ta kuptojmë atë “, tha Vuçiç.
Ai shtoi se miratimi i ligjit do të përkeqësonte ndjeshëm marrëdhëniet midis Serbisë dhe Malit të Zi.
Përfaqësuesit e Qeverisë së Malit të Zi falënderuan Aleksandar Vuçiq për këshillat që ai ofroi, duke shtuar se Mali i Zi merr vendimet e veta.

“Dëshirojmë t’i kujtojmë Vuçiqit se Mali i Zi është një shtet sovran që krijon kornizën e vet legjislative duke marrë parasysh interesin e çdo individi dhe të gjithë komunitetit. Ne nuk duam të ndërhyjmë në aktivitetet legjislative të Serbisë dhe për këtë arsye nuk do të lejojmë asnjë shtet të ndikojë në vendimet tona “, thuhet në përgjigjen e dhënë nga Shërbimi i Marrëdhënieve me Publikun.