Liga Profesioniste pas mbledhjes së sotme: Bojkoti vazhdon!

Liga Profesioniste s’bën prapakthehu, bojkoti vazhdon...

Nuk ka ende një datë për kthimin në fushë të skuadrave të Kategorisë Superiore. Përkundrazi, anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit, të paktën shumica e tyre, kanë vendosur që bojkoti të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesa nga ana e qeverisë.

Në mbledhje ne sotme, të mbajtur në ambientet e “Air Albania”, është votuar nga presidentët për vazhdimin e bojkotit.

Në fund të mbledhjes, presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova, mësohet se është shprehur shkurtimisht:

“Pas diskutimeve u vendos që të vazhdojnë, deri në momentin e zgjidhjes së kërkesave. Jemi në pritje të një takimi me qeverinë. Vendimi për të vazhduar bojkotin ishte unanim.”

Qëndrimi i palëve (Ligë Profesioniste dhe qeveri) pa lëvizur nga llogoret përkatëse, vetëm sa e thellon hendekun mes palëve. Ata që e pësojnë janë tifozët, që nuk shohin futboll, por edhe futbollistët apo pjesëtarët e stafeve, që pa zbritur në fushë rrezikojnë të mos paguhen në bazë të kontratave që kanë nënshkruar./Supersport