Librazhd/ Burri vret gruan me sëpatë dhe më pas vetëvaret në pemë (Fëmijët i gjejnë të pajetë)

Një tjetër krim brenda familjes ka ndodhur në vend...

Një tjetër krim brenda familjes ka ndodhur në vend.

Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, Qemal Bici rreth 56 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Menturie Bici, rreth 53 vjeçe në banesën e tyre.

Menjëherë pas aktit të rëndë autori ka varur veten në një pemë.

Mësohet se Qemali ka qenë person problematik përsa i përket alkoolit dhe shpenzimit të parave. Madje ka pasur edhe kallëzim në polici nga bashkëshortja e tij, të cilën thuhet se e dhunonte shpesh.

Çifti ka 4 fëmijë: një vajze në Angli, një djalë në Greqi, djalin tjetër në Tiranë dhe një fëmijë më të vogël.

Në momentin e krimit fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm, por më pas fëmijët kur kanë ardhur në banesë e kanë gjetur nenën e vrarë dhe më pas babain të varur te pema.

Kjo ngjarje e rëndë pason atë të Shkodrës ku vëllai vra u motrën , si dhe ngjarjen që tronditi Tiranën, ku u vra Kudret Salia nga ish-vjehrri.