Librazhd/ Aksident në Kthesën e Murrashit

 Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd.

 Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve të plagosur kanë mbetur 5 persona. Fatmirësisht të 5 të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.