Lewis Hamilton fiton Çmimin e Madh të Francës

Hamilton nuk e diskuton fitoren në Francë, Vettel vetëm i 5-ti

Lewis Hamilton është fituesi i Çmimit të Madh të Francës.

Piloti britanik i Mercedesit arriti t’i linte pas të gjithë duke rimarrë edhe kryesimin e renditjes së përgjithshme për pilotë, të cilin e mbante Sebastian Vettel.
Në vendin e dytë e mbylli garën Max Verstappen me Red Bull, ndërsa podiumin e plotësoi Kimi Raikkonen me Ferrari.

Pas daljes nga pista të makinës së sigurisë gara u zhvillua normalisht, me Vettel që duhet të bënte edhe 5 sekonda penallti për gabimin ndaj Bottas. Gjithsesi Ferrari i tij ishte shumë i shpejtë dhe ai arriti të rikuperonte shumë pozicione gjatë garës.

Hamilton nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren, me Riccardo, Verstappen dhe Raikkonen që konkurronin për vendin e dytë gjatë gjithë kohës.