Letoni, partia proruse fiton zgjedhjet legjislative

Partia proruse, “Harmonie” fitoi zgjedhjet legjislative në Letoni, duke kaluar populistët, ku disa nuk e përjashtojnë mundësinë e një koalicioni me atë, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara sot.

“Harmonie” doli e para me 19,9% të votave, duke kaluar populistët KPV LV (14,06%), që shprehen se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me të gjitha formacionet për krijimin e një mazhorance qeverisëse, ndërsa Partia e Re Konservatore arriti (13,6%).

Ata ndiqen nga një aleancë e re liberale “Development/FOR” me 12%, Aleanca Kombëtare (e djathtë) 11%, të Gjelbrit dhe Fshatarët (qendër e djathtë) e kryeministrit në ikje, Maris Kucinskis 10% dhe Uniteti i ri (qendër e djathtë) 6,7%. /ATSH