Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lëkundjeve të forta të tërmetit që goditën vendin tonë orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar viktima e të plagosur, si dhe dëme të shumta materiale.
“Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humburaTë gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë
Eshtë një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë,të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKUNe do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë
#Kurajo #Durim #Solidaritet“, shkruan Kryeministri