Lëkundje toke dhe gjatë natës, i fundit në Leshnicë të Korçës

Pothuajse çdo ditë janë regjistruar lëkundje toke në Shqipëri sipas hartës së Institutit të Gjeoshkencave, IGJEUM.

Pothuajse çdo ditë janë regjistruar lëkundje toke në Shqipëri sipas hartës së Institutit të Gjeoshkencave, IGJEUM,raporton Top Channel.

I fundit është ai në Leshnicë të Korçës i regjistruar në orët e mbrëmjes së të premtes, me magnitudë të vogël, 1.8 ballë. Ndërsa më i forti këto ditë ka qenë ai i 19 shtatorit në Elbasan me 3.9 ballë.