Leku humb pikë në këmbim me valutat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të shtunën monedha vendase leku ka dobësuar pozitat në këmbim me valutat kryesore euro dhe dollar.
Në tregun e këmbimit valutor vendas, të shtunën monedha vendase leku ka dobësuar pozitat në këmbim me valutat kryesore euro dhe dollar,raporton ATSH.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet sot me 108.19 lekë, ose 0.23 lekë më shumë se një ditë më parë. Ndërsa monedha e përbashkët europiane euro, këmbehet 0.06 lekë më shumë se ditën e premte.
Këtë fund javë leku është zhvlerësuar në këmbim edhe ndaj paundit britanik dhe frangës zvicerane, përkatësisht me 0.18 lekë dhe 0.62 lekë.
Aktorët e tregut shprehen se fundi i sezonit turistik sjell një qëndrueshmëri të valutave të huaja në këmbim me lekun por siç thonë ata, brenda niveleve që parashikon tregu.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 108.19 +0.23
Euro EUR 126.27 +0.06
Poundi Britanik GBP 140.67 +0.18
Franga Zvicerane CHF 111.91 +0.62
Jeni Japonez (100) JPY 97.66 +0.89
Dollari Australian AUD 78.24 -0.48
Dollari Kanadez CAD 83.15 -0.37
Korona Suedeze SEK 11.88 +0.03
Korona Norvegjeze NOK 12.99 +0.01
Korona Daneze DKK 16.93 0.00
SDR SDR 151.71 +0.55
Ari(OZ 1) XAU 130495.53 +605.62
Argjend(OZ 1) XAG 1582.82 +2.39
Juani Kinez (onshore) CNY 15.83 +0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 15.79 +0.01
Lira Turke TRY 16.48 +0.10