Le Pen merr 23% të votave përballë Macron

Pas Brexitit në Angli e Donald Trumpit në SHBA, a do të jetë Franca epiqendra e tërmetit të ri politik në botën perëndimore?

Marine le Pen shënoi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të dielën rezultatin më të lartë që ka marrë ndonjëherë, dhe tani, do të jetë kokë më kokë me Emmanuel Macron në balotazhin e 24 prillit.

Catherine Lenormand: Çfarë gëzimi, është e mrekullueshme që mbërriti deri këtu me të gjithë punën e palodhur që Marine ka bërë, ishte e jashtëzakonshme. Ne kemi për të fituar!

Por tani, euforia ka nisur të bjerë thotë BBC, dhe kampi i Le Penit po shikon se çfarë duhet të bëjë që të fitojë balotazhin.

Mbështetësit e saj mendojnë se mund të bëhet vërtet presidente. Por nëse kjo ndodh, lëkundje të fuqishme tektonike do të përshkojnë jo vetëm Francën, por edhe Bashkimin Europian e përtej. Le Pen kërkon ta nxjerrë Francën nga NATO, e ndërsa ky është një nga vendet themeluese të Bashkimit Europian, por BE-ja nuk është në vëmendjen e politikanes së vijë së ashpër.

Për lideren e ekstremit të djathtë, “Franca duhet të vijë e para”, një mesazh ky i ngjashëm me atë të Trumpit për Shtetet e Bashkuara. Ajo vetë e pohon se projekti i saj, bart ambicje shumë të mëdha për vendin. Le Pen arriti të grumbullojë mbështetje të madhe së fundi pasi shfaqi në publik një imazh shumë më të butë, megjithatë pot ë vështrohen me kujdes politikat e saj, emigracioni dhe siguria, është e qartë se aty vazhdon të ketë dorë të rëndë. Një nga kërkesat e saj është që gratë myslimane të mos mbajnë shami koke në publik. Sa për vendet e punës dhe strehimin, thotë se prioritet duhet të kenë qytetarët francezë.

Emmanuel Macron vazhdon të mbetet favorit, megjithatë balotazhi për të nuk do të jetë shëtitje. Pati një transferim të madh votash në kampin e Le Penit nga nacionalisti Eric Zemmour, e mendohet se një zhvendosje të tillë mund të kenë bërë edhe disa të lëkundur brenda partisë konservatore republikane.

Tani, shumë varët nga pozicionimi që do të marrë kandidati i ekstremit të majtë cili u rendit i treti në raundin e parë, Jean Luc Melenchon, teksa komentatori veteran politik, Alain Duhamel shprehej një ditë më parë mbi rrezikun që paraqet fakti se  partitë anti-sistem në Francë kane besnikërinë e një numri kaq të madh njerëzish.