Lavrov krahason SHBA me Hitlerin: Lufta e Tretë Botërore do jetë bërthamore

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka krahasuar e Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Hitlerin dhe Napoleonin.

Gjatë një konference shtypi në Moskë, Lavrov tha se SHBA po përpiqen t’u imponojnë rusëve pikëpamjen e tyre për të ardhmen e Evropës

“Amerikanët po u diktojnë gjermanëve se çfarë është e mirë për sigurinë energjetike evropiane. Ata thonë se nuk kanë nevojë për Nord stream 2 dhe se energjia do të sigurohet nga furnizimet nga SHBA, që është disa herë më e shtrenjtë. Napoleoni dhe Hitleri, ata kishin objektivin që të kishin të gjithë Evropën nën kontrollin e tyre. Tani amerikanët e kanë vënë Evropën nën kontroll”, tha Lavrov.

Teksa citoi fjalët e presidentit amerikan Joe Biden se ‘alternativa e vetme ndaj sanksioneve është një Luftë e Tretë Botërore’, Lavrov tha se Lufta e Tretë Botërore mund të jetë vetëm bërthamore.