Lampard mund të bëhet trajner i Chelsea kundrejt 4 milion paundëve

Të gjithë janë të bindur se ai do të jetë Frank Lampard, edhe pse për momentin ka disa pengesa të vogla. Pengesë është me Derbi Kauntin, me të cilin Lampard ka kontratë.

Te Chelsea po bëhen gati që të zyrtarizojnë trajnerin e ri.

Të gjithë janë të bindur se ai do të jetë Frank Lampard, edhe pse për momentin ka disa pengesa të vogla. Pengesë është me Derbi Kauntin, me të cilin Lampard ka kontratë.

Në bisedimet zyrtare që pritet të fillojnë që sot, klubi i Championshipit do të kërkojë të dëmshpërblehet për largimin e teknikut.

Derbi kërkon 4 milionë paund për të, një shifër relativisht e lartë, por që gjithsesi mund të paguhet nga Chelsea.

Ky i fundit do ta ketë të lehtë pasi i ka marrë Juventusit po sot 7 milionë paund që të lërë të lirë Maurisio Sarrin dhe një pjesë të këtyre parave do t’i investojë për të afruar Lampardin.