“Lajmi i fundit: Bebe Rexha vdes nga mbidoza”, tronditen fansat e këngëtares

Një lajm i rremë është duke qarkulluar në mediat e huaja i cili thotë se këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka ndërruar jetë nga mbidoza e drogës.

Lajmi u bë viral në rrjetet sociale duke shqetësuar fansat e këngëtares. Menjëherë pasi lajmi u bë viral, reagoi vetë këngëtarja e cila konfirmoi se ishte gjallë e shëndoshë e mirë.

Nuk është hera e parë që një person i famshëm vihet në shënjestër të thashethemeve në rrjetet sociale. Thashethemet për “vdekjen” e Bebe Rexhës filluan pasi në një postim shkruhej se ajo vdiq nga mbidoza e drogës.

Statusi në Twitter shkruante: “Lajmi i fundit: CNN ka konfirmuar që ylli i popit Bebe Rexha ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Familja e Bebe Rexhës ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke thënë: Ajo ishte drita në jetën tonë. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këto kohë të vështira”.