Lajmet e fundit nga pandemia e Covid-19 në botë

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se rreziku global i koronavirusit kinez është “i lartë” dhe nuk është më i moderuar siç u tha fillimisht. Numri i viktimave rezulton të jetë 107 ndërsa ai i të prekurve ka shkuar në 4000. Sipas ekspertëve në Kinë, deklarohet se përmes masave të marra ky virus do të arrijë pikën e tij kulmore në dhjetë ditë. Më pas, sipas raportimeve të mediave zyrtare kineze  është bazuar, virusi do të pësojë një ulje. Edhe pse kura për këtë virus nuk është gjetur ende, teknologjia ka arritur të identifikojë rastet vetëm përmes temperaturës. Sipas të dhënave, shkaku i një përhapjeje kaq të madhe të këtij virusi vite edhe nga fakti se jemi në një periudhë gripale.

Kosovë, shkon në 16 numri i të prekurve me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar edhe 1 rast të prekur me koronavirus (Covid-19) në vend duke çuar në 16 numrin total të të prekurve.

Sipas një njoftimi nga IKSHPK-së, rasti është konfirmuar pas mesnatës, në orët e para të së martës.

“Personi i gjinisë femërore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile”, thuhet në njoftimi.

Gjithashtu dje dy rastet e fundit të diagnostikuara me koronavirus ishin dy të rinj të cilët kishin ardhur nga Londra “më datë 16.03.2020 me fluturim direkt Londër-Prishtinë”, e të cilët u detektuan nga shërbimet shëndetësore të aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe u përcollën me autoambulancë për në Klinikën Infektive.

Deri tani në laboratorët e IKSHPK-së janë testuar 271 persona prej të cilëve 16 kanë rezultuar pozitiv në SARS CoV-2.

Nga data 8 shkurt 2020 deri më 16 mars 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Në qendrën e thirrjeve deri më tani janë pranuar deri më tani mbi 1500 thirrje me ata të cilët kanë dyshime mbi simptomat e tyre, ndërsa vetëm dje në orët e hershme të mëngjesit janë pranuar 215 thirrje telefonike.Kosovë, shkon në 16 numri i të prekurve me koronavirus

Maqedoni e Veriut, komuniteti musliman pezullon faljen e namazit në xhami

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, njoftoi se janë konfirmuar edhe tre raste të reja me koronavirus (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në vend në 26.

Bashkësia Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë së Veriut për shkak të situatës së përgjithshme të krijuar në vend nga përhapja e koronavirusit të ri (COVID-19) ka sjellë vendim për pezullimin e faljes së namazit nëpër xhami dhe tubimeve të tjera fetare në vendet e adhurimit.

Në njoftimin për media, BFI thekson se “ky vendim është detyrues deri në krijimin e kushteve dhe rrethanave të përgjithshme që do të mundësojnë BFI-në të sjellë vendim tjetër”.

“Pezullohet falja e namazeve ditore të organizuar me xhematë nëpër xhamitë e vendit, por muezinët janë të detyruar të thirrin ezanin nëpër xhami në çdo kohë të namazit”, tha BFI, duke theksuar edhe pezullimin e faljes së namazit të xhumasë nëpër të gjitha xhamitë e vendit.

BFI po ashtu theksoi se në rastet e vdekjeve nga koronavirusi i ri, “ceremonia e varrimit do të bëhet nga organet kompetente, të përgatitura me mjetet e duhura, ndërsa falja e namazit të xhenazes dhe ceremonitë tjera sipas sheriatit islam do të bëhen pasi të bëhet varrimi”.

Ky rregull, thotë BFI, vlen edhe për kufomat që eventualisht do të vijnë nga jashtë vendit.

BFI rekomandon besimtarët islam që t’u largohen të gjitha tubimeve masive, si dhe të jenë të qetë, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve kompetente, të mos bëhen viktimë e panikut të panevojshëm, pasi sipas tyre, paniku është më i dëmshëm se vetë virusi dhe mund të shkaktojë pasoja të paparashikueshme.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut sot njoftoi se janë konfirmuar edhe tre raste të reja me koronavirus (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në vend në 26.

COVID-19 për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 152 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli shpërthimin një pandemi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, nga 186.500 raste të konfirmuara në mbarë botën numri i vdekjeve aktualisht tejkalon shifrën 7.400, ndërsa mbi 80.500 pacientë janë shëruar.

Numri aktual i rasteve aktive është mbi 98.600, 93 për qind e të cilëve janë në gjendje të qëndrueshme dhe 7 për qind në gjendje kritike.

Mbërrin në Stamboll avioni i parë me shtetasit turq të evakuuar nga Gjermania

Nga qyteti i Gjermanisë, Mynih, ka mbërritur në Stamboll avioni i parë me shtetastit turq që kanë kërkuar të evakuohen në vend për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Shtetasit e evakuuar nën shoqërimin e xhandarmërisë dhe policisë janë dërguar me autobusë drejt konvikteve shtetërore për t’u vendosur në karantinë.

Në kuadër të vendimit të Bordit Shkencor të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, për shkak të koronavirusit në fundjavë u ndërprenë udhëtimet nga Gjermania, Franca, Spanja, Australia, Holanda, Belgjika, Suedia, Norvegjia dhe Danimarka.

Në këtë drejtim u vendosën fluturime të veçanta për evakuimin e shtetasve turq që ndodhen në këto vende për biznes, për vizita tek të afërmit apo që janë studentë. Si rrjedhojë për evakuim në Turqi aplikuan në ambasadat dhe kryekonsullatat turke 3.614 shtetas turq në këto vende.

Në kuadër të evakuimit në Aeroportin e Stambollit rreth orës 14:20 sipas kohës lokale ka mbërritur avioni i parë i Turkish Airlines (THY) me 108 persona në bord përfshirë edhe 2 foshnje.

Për uljen e avionit në Aeroportin e Stambollit u formua një zonë e veçantë. Udhëtarët u pritën nga ekipet shëndetësore të pajisur me veshjet speciale mbrojtëse, njësi këto të lidhur me Drejtorinë e Shëndetit, Drejorinë kufitare dhe atyre bregdetare.

Gjatë kësaj në vend kanë marrë masa të sigurisë edhe ekipet e policisë dhe xhandarmërisë.

Pas kontrolleve shëndetësore, udhëtarët me autobusë nën shoqërimin e policisë dhe xhandarmërisë janë dërguar drejt konvikteve shtetërore në Stamboll të cilët janë përshtatur për karantinë.

Qytetarët të cilët kanë paraqitur emrat e tyre në Ministrinë e Jashtme turke dhe që dëshironin të evakuohen nga Evropa e cilësuar si qendra e koronavirusit të ri (Covid-19) nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pritet që brenda ditës të Turqi të evakuohen nga qytetet Këln, Shutgart, Frankfurt, Nyrnberg të Gjermanisë, qyteti Lyon i Francës si dhe nga kryeqyteti i Finlandës, Helsinki.

Nga vendet evropiane pritet të evakuohen 3.614 shtetas turq të cilët do të vendosen në karantinë në konviktet shtetërore që ndodhen në Stamboll dhe Kocaeli.Mbërrin në Stamboll avioni i parë me shtetasit turq të evakuuar nga Gjermania

“FMN mund të mobilizojë 1 trilion dollarë shkaku i COVID-19”

Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, tha se institucioni të cilin e udhëheq ajo është gati të mobilizojë 1 trilion dollarë për huadhënien për të ndihmuar vendet anëtare të luftojnë përhapjen e koronavirusit.

Georgieva në një shkrim të publikuar në faqen e FMN-së, thekson se FMN së pari mund të vendosë në dispozicion një pako mjetesh për reagim urgjent për të ndihmuar vendet me ekuilibër të shpejtë të pagesave.

Ajo theksoi domosdoshmërinë e një stimulimi fiskal shtesë nga qeveritë për të parandaluar dëmet afatgjate ekonomike.

“Përtej veprimeve pozitive individuale, çështja e një stimuli fiskal global të koordinuar dhe të sinkronizuar po rritet gjithnjë e më shumë”, tha Georgieva.

Ajo shtoi se përderisa virusi po përhapet, rritja e veprimit të koordinuar do të jetë thelbësore për rritjen e besimit, sigurisë dhe stabilitetit të ekonominë globale.

Georgieva u bëri thirrje bankave qendrore të vazhdojnë të mbështesin kërkesën dhe të rrisin besimin duke lehtësuar kushtet financiare.

Ajo gjithashtu rekomandoi që mbikëqyrësit e sistemit financiar të synojnë të ruajnë ekuilibrin midis ruajtjes së stabilitetit financiar, ruajtjes së qëndrueshmërisë së sistemit bankar dhe mbajtjes së aktivitetit ekonomik.

Shumë vende kanë ndërmarrë masa për t’u përballur me dëmet ekonomike të shkaktuara nga virusi që u shfaq në Kinë në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Përveç që ka shkaktuar vdekjen e rreth 6.700 njerëzve, koronavirusi ka prekur tregjet globale të aksioneve, si dhe ka rezultuar në një rënie të çmimeve të naftës së papërpunuar.

Ulje e normave të interesit janë njoftuar nga Rezervat Federale të SHBA-së dhe nga Banka e Anglisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkaku i pandemisë, qeveria britanike paraqiti edhe një paketë të stimulimi fiskal prej 30 miliardë paundësh “për të mbështetur popullin britanik, vendet e punës dhe bizneset britanike gjatë këtij momenti”."FMN mund të mobilizojë 1 trilion dollarë shkaku i COVID-19"

SHBA, ndalohet lëvizja në San Francisco shkaku i Covid-19

Qyteti San Francisco në shtetin federal të Kalifornisë në SHBA ka hyrë në bllokim 24-orësh për të paktën tre javë, për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit të ri.

“Duke hyrë në fuqi në mesnatë, San Francisco do t’u kërkojë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi përveç nevojave thelbësore”, shkroi mbrëmë vonë kryebashkiaku London Breed në Twitter. “Funksionet e domosdoshme qeveritare dhe dyqanet elementare do të mbeten të hapura”, shtoi ai.

Breed theksoi se këto hapa bazohen në këshillat e ekspertëve të shëndetit publik për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19.

Sipas faqes së internetit në TMZ me seli në Kaliforni, kryebashkiaku shtoi se të gjithë qytetarët mund të largohen nga shtëpitë vetëm për të shkuar në mjek apo për të blerë produkte ushqimore.

Kryebashkiaku Breed tha se vendimi do të jetë në fuqi për të paktën tre javë.

Gjithashtu, gjashtë qarqet në rajon po u bëjnë thirrje banorëve të tyre të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk kanë punë elementare siç janë operacionet e kujdesit shëndetësor, dyqanet ushqimore, strehimore, media, stacionet e benzinës dhe bankat. Restorantet mund të qëndrojnë të hapura, por të punojnë vetëm me sistem sporteli apo me shpërndarje.

Sipas Universitetit “Johns Hopkins” në Maryland, numri i personave që kanë vdekur nga koronavirusi i ri në SHBA është rritur në 85, me mbi 4.600 raste të konfirmuara.

Në Kaliforni deri tani janë konfirmuar 7 raste të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin.

Virusi u shfaq fillimisht në dhjetor në qytetin kinez Wuhan dhe është përhapur në të paktën 146 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandemi botërore.

Në Wuhan të Kinës konfirmohet vetëm një rast me koronavirus

Në qytetin Wuhan të Kinës ku shpërtheu epidemia e koronavirusit të ri (Covid-19) në 24 orët e fundit u konfirmua vetëm një rast pozitiv.

Në njoftimin e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë së Kinës, thuhet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 21 raste të reja në mbarë vendin prej të cilëve një në Wuhan. Ndërsa, 45 persona mbahen nën vëzhgim me dyshim të koronavirusit.

Ndërkohë, kanë vdekur edhe 13 persona prej të cilëve 12 në provincën Hubei ku bën pjesë edhe qyteti Wuhan, ndërsa një tjetër në provincën Shaanxi.

Me këto shifra numri i të vdekurve është rritur në 3.226 ndërsa numri i të prekurve në 80.881. Gjithashtu, 68.679 persona janë shëruar dhe liruar nga spitalet.

Rënia e rasteve me koronavirus në qytetin Wuhan, ku është zbuluar për herë të parë Covid-19, me vetëm një rast, nënkupton se përpjekjet për të vënë nën kontroll epideminë kanë arritur sukses.

Koronavirusi i njohur zyrtarisht si Covid-19 për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës dhe deri më tani është përhapur në rreth 150 vende dhe territore.

Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thonë se numri i rasteve jashtë Kinës ka arritur në 83 mijë që do të thotë se ka tejkaluar shifrën e rasteve në Kinë.

OBSH-ja, e cila shpalli epideminë si një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, së fundmi përditësoi nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”.

Deri më tani nga virusi në mbarë botën kanë vdekur 7.174 persona.

SHBA, rritet në 85 numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri

Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (Covid-19) në SHBA është rritur në 85, ndërsa numri i të prekurve në 4.661.

Sipas shifrave të fundit të njoftuara nga Universiteti “Johns Hopkins” i cili ndjek të dhënat lidhur me Covid-19 në vend, vazhdon të rritet numri i rasteve dhe vdekjeve nga Covid-19 në të gjithë SHBA-në.

Në përditësimin e bërë të hënën, theksohet se humbjet e jetëve nga Covid-19 në SHBA janë rritur në 85, ndërsa numri i të prekurve në 4.661.

Bëhet e ditur se 48 prej vdekjeve në fjalë janë shënuar në Washington që është edhe rajoni ku është vërejtur fillimisht koronavurusi, i cili ndiqet nga New Yorku me 10 vdekje dhe Kalifornia me 7 vdekje.

Ndërsa në “numrin e rasteve të raportuara më shumë” kryeson New Yorku me 950 raste i cili ndiqet nga Washingtoni me 909 raste.

Ndërsa në anën tjetër theksohet se duke filluar që nga dita e hënë në shumë rajone ku koronavirusi është i përhapur ka filluar shpërndarja e kiteve të testeve dhe se numri i rasteve do të rritet me rritjen e numrit të sëmurëve që testohen.

SHBA, rritet në 85 numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri

Poloni, ministri i Mjedisit rezulton pozitiv ndaj koronavirusit

Ministri i Mjedisit në Poloni, Michal Wos ka rezultuar pozitiv në testin ndaj koronavirusit të ri (Covid-19).

Në një deklaratë për agjencinë polake PAP, ministri Wos tha se testin vendosi ta bëjë pas takimit me një punonjës të infektuar dhe se nga testimi ka dalë pozitiv.

Ai tha se gjendja e tij shëndetësore është mirë dhe se është vendosur në karantinë.

Zëdhënësi i qeverisë, Piotr Muller në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter tha se personi që është takuar me ministrin është i infektuar i cili u nënshtrohet masave të marra për shkak të virusit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur 4 persona ndërsa numri i të prekurve është rritur në 159.

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij dalin nga spitali

Aktori amerikan Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wlson të hënën u lanë të lirë nga një spital në Australi pasi morën trajtimin për koronavirusin.

Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson njoftuan të mërkurën se ata u testuan pozitivë ndaj koronavirusit të ri.

Çifti që tani është në vetë-karantinë, ishin në Bregun e Artë derisa Hanks po filmonte një biografi për Elvis Presley, raportoi BBC.

“Ndiheshim pak të lodhur, sikur të kishim ftohje dhe dhimbje të trupit. Rita kishte dridhje që vinin dhe shkonin. Edhe ethe të pakta”, tha aktori fitues i çmimit Oscar në Instagram.

Më vonë në një postim tjetër Hank falënderoi “të gjithë që janë duke u kujdesur aq mirë për ne”.

Ai u testua pasi ishte “ekspozuar” dikujt që ishte testuar pozitivisht, sipas raportit.

Virusi u shfaq në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar, dhe është përhapur në të paktën 146 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli shpërthimin një pandemi.Rezultati i imazhit për tom hanks

India raportoi vdekjen e tretë nga koronavirusi

Një burrë 64-vjeçar, i cili u testua pozitiv ndaj koronavirusit të ri dhe u shtrua në spital në Mumbai, vdiq të martën, duke rritur numrin e vdekjeve në tre, theksuan zyrtarët.

Ai vdiq në spitalin Kasturba në shtetin perëndimor Maharashtra, ku është numri më i madh i rasteve të koronavirusit 36, tha Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Familjes në një prononcim për mediat.

Pacienti kishte një histori udhëtimi nga Dubai. Gruaja e tij është pozitive ndaj COVID-19 dhe është në gjendje të qëndrueshme, sipas Ministrisë.

Dy raste të reja pozitive u raportuan herët të martën, një në shtetet jug-perëndimore të Karnataka dhe shtetet veriore Uttar Pradesh.

Nga gjithsej, 13 raste janë liruar pas shërimit nga COVID-19.

Dy vdekjet e mëparshme ishin një burrë 76-vjeçar në Karnataka, i cili ishte kthyer nga Arabia Saudite, dhe një grua 68-vjeçare në Delhi.

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Indi, ministria e Shëndetësisë njoftoi ndalesë të përkohshme udhëtimi nga BE, Britania e Madhe dhe Turqia të hënën, që të do të jetë efektiv nga e mërkura.

Nigeria do të ndihmojë bizneset me 136 milionë dollarë për shkak të Covid-19

Banka Qendrore e Nigerisë ka paralajmëruar një lehtësim kredie në vlerë prej 136.6 milionë dollarë për bizneset e prekura nga pandemia e koronavirusit.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Nigerisë (CBN), Godwin Emefiele tha se familjet, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ofruesit e shërbimeve ajrore, hotelet, sektori shëndetësor do të përfitojnë nga fondet.

“CBN në këtë mënyrë krijon një strukturë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) që janë goditur veçanërisht nga Covid-19”, tha Emefiele në një konferencë për media.

Ai theksoi se pandemia ka “pasoja negative” për ekonomitë globale dhe nigeriane, përfshirë furnizimet e naftës së papërpunuar, stokun, aktivitetet sportive, tregjet financiare, argëtimin dhe industrinë e mikpritjes.

Ndërhyrjet tjera të njoftuara nga banka përfshijnë uljen e normave të interesit për kredinë nga 9 për qind në 5 për qind në mënyrë retroaktive deri më 1 mars.

Nigeria ka regjistruar dy raste të virusit të njohur si Covid-19, përfshirë një rast të një biznesmeni italian.

Por, qendra kombëtare e kontrollit të sëmundjes paralajmëroi të hënën kundër të qenurit të vetëkënaqshëm.

Më tej theksuan se shpërthimi mund të jetë shkatërrues për një vend me 200 milionë banorë nëse nuk arrin të marrë masa serioze higjienike.

Kuvajt, numri i të prekurve nga koronavirusi arrin në 130

Kuvajti sot ka konfirmuar shtatë raste të reja të koronavirusit, duke arritur numrin e përgjithshëm në 130, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Duke folur në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë Abdullah al-Sanad tha se rastet e reja janë banorë të Kuvajtit, të cilët kohët e fundit vizituan Britaninë e Madhe.

Ai tha se gjithsej 118 raste aktualisht janë duke marrë trajtim.

Autoritetet kuvajtiane më herët theksuan se 12 persona të infektuar nga virusi janë shëruar.

Virusi u shfaq në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar, dhe është përhapur në të paktën 146 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli shpërthimin një pandemi.Kuvajt, numri i të prekurve nga koronavirusi arrin në 130

Franca nën bllokim mobilizon forca për të luftuar koronavirusin

Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë së koronavirusit, duke filluar nga mesdita e sotme në Francë është vendosur një bllokim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim televiz drejtuar kombit, mbrëmë presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se të gjithë qytetarët duhet të qëndrojnë të mbyllur në 15 ditët e ardhshme për të shmangur infeksionin e mëtejshëm dhe përhapjen e koronavirusit.

“Asnjëherë Franca nuk është dashur të marrë vendime të tilla, megjithëse të përkohshme, në kohë të paqes. E gjithë energjia jonë duhet të jetë në një qëllim, që është të ngadalësojmë përparimin e virusit”, deklaroi Macron.

Masa e paprecedentë vjen pasi zyrtarët qeveritarë paralajmëruan popullatën për ashpërsinë e situatës dhe se tubimet shoqërore duhet të kufizohen, nëse nuk eliminoheshin.

Macron shprehu zhgënjimin e tij për faktin se qytetarët injoruan paralajmërimet.

Gjatë dy javëve të ardhshme, njerëzit do të lejohen të dalin nga shtëpia e tyre vetëm për nevoja themelore, të tilla si blerja e ushqimit, takime me profesionistë shëndetësorë, të kujdesen për fëmijët e tyre ose të prekurit, të ushtrojnë, të shëtisin kafshët shtëpiake ose të shkojnë në punë nëse puna në telekomandë nuk është e mundur.

Një forcë e përbërë nga 100 mijë policë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë sot është shpërndarë në të gjithë Parisin për të zbatuar bllokimin.

Çdo person i zbuluar jashtë në një mision jo themelor dhe pa një shënim që përshkruan arsyen e daljes nga shtëpia do të gjobitet me 35 euro, gjobë e cila së shpejti mund të rritet në 135 euro.

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Christophe Castaner, udhëzoi qytetarët që “thjesht të qëndrojnë në shtëpi” dhe theksoi se lëvizjet e tyre do të bazohen në një sistem ndershmërie.

Masat po ashtu vijnë në një kohë kur rastet e raportuara po dyfishohen çdo tre ditë në Francë dhe numri i vdekjeve vazhdon të rritet.

Sipas shifrave të fundit nga Ministria franceze e Shëndetësisë, numri i rasteve të raportuara është 6.633 dhe numri i të vdekurve është 148.

“Ne jemi në luftë, në një luftë shëndetësore. Natyrisht, ne nuk po luftojmë as kundër ushtrive, as kundër ndonjë kombi tjetër. Por, armiku ynë është atje i padukshëm dhe po përparon”, tha Macron.

Irani do të burgosë ata që shkelin masat për Covid-19

Personat në Iran të infektuar nga koronavirusi por që nuk zbatojnë masat për të penguar përhapjen e pandemisë do të ndëshkohen, bëjnë të ditur burime gjyqësore.

“Të infektuarit nga koronavirusi që tentojnë ta fshehin atë, nuk e karantinojnë veten e tyre ose nuk vizitojnë qendrat mjekësore për të marrë trajtim dhe vazhdojnë praninë e tyre dhe aktivitetet në shoqëri do të burgosen për të paktën një vit”, njofton agjencia iraniane e lajmeve gjysmë zyrtare Mehr, e cila citon zyrtarin e nivelit të lartë nga gjyqësori iranian, Reza Masoudifar.

Masoudifar tha se çdo kërcënim për shëndetin publik është “krim”.

Numri aktual i vdekjeve nga koronavirusi në Iran është 853 ndërsa numri i të prekurve 14.991.

Virusi i njohur si Covid-19 u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 146 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli shpërthimin një pandemi.

Iran, rritet në 988 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran është rritur në 988.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë vdekur 135 persona, duke e rritur në 988 numrin e të vdekurve nga koronavirusi.

Ai vuri në dukje se me shtimin e 1.178 rasteve të reja numri i rasteve të konfirmuara është rritur në 16.169 ndërsa 5.389 persona janë liruar nga spitali pas përfundimit të trajtimit të tyre.

Covid-19 për herë të parë në Iran u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt dhe më pas u përphap në të gjitha rajonet e vendit.

Malajzia raportoi vdekjen e parë nga koronavirusi

Një person 60-vjeçar në Malajzi ka humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19).

Në njoftimin e bërë nga Komiteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të shtetit Sarawak të Malajzisë, thuhet se një prift kishte 60-vjeçar i cili trajtohej me Covid-19 në një spital në qytetin Kuching, ka humbur jetën këtë mëngjes.

Nga ana tjetër 193 persona që kanë qenë në kontakt me personin që ka ndërruar jetë janë marrë nën karantinë në shtëpi.

Në mbarë vendin 49 persona me Covid-19 janë shëruar.