LAJM I FUNDIT/ I kishin mbetur edhe dy vite burg, gjendet i vdekur i dënuari në Peqin, dyshimet e para

Një i burgosur i ka dhënë fund jetës në institucionin e vuajtjes së dënimit në Peqin, duke u vetëvarur. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se i dënuari që i ka dhënë fund jetës kishte dhe 2 vite dënim.

Kanë qenë gardianët e burgut ata që kanë konstatuar trupin e pajetë të të dënuarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ka nisur hetimi lidhur me shkaqet që e kanë çuar të dënuarin drejt vetëflijimit.