“Ky vit nisi me këmbën e mbarë”, Artan Hoxha për arrestimin e zyrtarit të Ministrisë së Financave: Kishte punuar edhe në dogana. Më duket se nuk kemi parë gjë akoma!

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me arrestimin e 3 zyrtarëve të lartë në Ministrinë e Financave nën akuzën për “Shpërdorim detyre”.

Në një postim në Facebook, gazetari Hoxha ka rreshtuar pozicionet e mëparshme të sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, që përfshijnë poste në doganë, Këshillin e Ministrave Bankën e Shqipërisë.

Hoxha ka shtuar se duket se ky vit duket se ka nisur me “këmbën e mbarë” dhe se të tilla ngjarje mund të priten në të ardhmen.

Postimi i plotë:
Mbani frymen njerez…
Sapo u arrestua sekretari i pergjithshem i Ministrise se Financave, Arlind Gjokuta.
Policia e Shtetit ka ekzekutuar nje vendim te gjykates per zyrtarin e larte te Ministrise se Financave.
Gjokutaj akuzohet se eshte perfshire ne nje afere qe i ka shkaktuar shtetit nje dem prej 1.5 miliarde lekesh…
Arlind Gjokutaj, ka lindur në Gjirokastër në vitin 1981.
Është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Ai ka kryer studimet për Administrim Biznesi në Universitetin “Boçoni” në Milano, si dhe ka përfunduar studimet master për Financë dhe Menaxhim Risku në Universitetin “Bicoça” në Milano. Është anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND) që nga muaji janar 2016.
Gjokuta e ka nisur karrierën në sektorin publik si ekspert i çështjeve fiskale dhe monetare në Bankën e Shqipërisë. Më pas ka ushtruar disa detyra në administraten publike, si Koordinator i Posaçëm për ekonominë pranë Këshillit të Ministrave (2015-2017), Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave(2017-2019), Drejtor i Përgjithshëm i Doganave (2019) dhe Drejtor i Përgjithshëm i Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion (2020-2021).
Në Tetor 2021, Gjokutaj u emërua Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë.
Mesa duket muaji janar 2023, ka nisur me kembe te mbare dhe plote “bereqet”…
Me duket se nuk kemi pare gje akoma….