Ky shtet i vogël europian është vendi më i mirë në botë për të jetuar dhe punuar

Zvicra është rankuar si vendi më i mirë në botë për të jetuar dhe punuar, duke ja vjedhur kurorën Singaporti i cili ishte në krye për pesë vite me radhë.

Zvicra është rankuar si vendi më i mirë në botë për të jetuar dhe punuar, duke ja vjedhur kurorën Singaporti i cili ishte në krye për pesë vite me radhë.

Standarti i lartë i jetesës dhe rrogat konkuruese e kanë bërë Zvicrën një vend të shkëlqyer për të jetuar.

Por në një kohë të pasigurisë globale në rritje, stabiliteti i njohur politik dhe ekonomik i Zvicrës e ndihmoi atë të ngjitej në rradhët e studimit vjetor të HSBC Expat për të shënuar vendin e parë për herë të parë.

Zvicra kërceu renditjen nga vendi i 8-të vitin e kaluar pasi shumica dërrmuese e njerëzve që ishin zhvendosur atje nga jashtë thanë se ishin të kënaqur me klimën ekonomike (80%) dhe politike (86%).

Rreth 82% e njerëzve që u shpërngulën në Zvicër për punë gjithashtu thanë se ata gëzonin një standard të përmirësuar të jetesës në krahasim me vendin e tyre të origjinës.

Shtatë në 10 (71%) të atyre që janë zhvendosur në Zvicër tani gëzojnë nivele më të larta të të ardhurave të disponueshme me pagën mesatare prej 111,587 dollarë – shumë më lart se mesatarja globale e 75,966 dollarë.

Ndërkohë, 70% thanë se ambientet ishin më të pastra dhe 42% ndiheshin fizikisht më të shëndetshëm. /E Përditshmja