Kuvendi voton, 100 vota kundër vendimit të Metës, miratohet rezoluta

Me 100 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenime është votuar pak minuta më parë në Parlament rezoluta kundër vendimit të presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale

Ndër të tjera në rezolutën e miratuar me votat e deputetëve të Partisë Socialiste dhe disa prej deputetëve të ‘opozitës së re’ thuhet: “Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës.”/top channel.