Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu në një postim që ka bërë në llogarinë e tij në «Twitter» ka dënuar deklaratat e homologut të tij gjerman, Heiko Maas, i cili të shtunën (nesër) do të vizitojë Turqinë.
“I dashur Heiko Maas, unë jam shumë i kënaqur me vizitën që do të bëni në Turqi. Dera jonë është gjithmonë e hapur për Ju, megjithatë bëjeni atë pa na tundur gishtin. Kushdo që do të përpiqet t’i japë mësim Turqisë duhet ta dijë se do të marrë përgjigjen e duhur”,- shkruan shefi i diplomacisë turke në postimin e tij në «Twitter».
Më parë, Heiko Maas kishte bërë kritika të ndryshme në adresë të Turqisë në një postim informues që kishte bërë në «Twitter» në lidhje me vizitën e të shtunës (26 tetor).