“Kush dreqin është ambasadori amerikan”- Dodik sfidon SHBA me retorikën e shkëputjes

Presidenti i entitetit të Republika Srpskas të Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, ka përsëritur kërcënimin me shkëputje në rast se Përfaqësuesi i Lartë ndërombëtar, Christian Schmidt vendos një ligj mbi pronën shtetërore.

Kur u pyet se kush do ta mbështeste pavarësinë e Republika Sërpskas, Dodik tha se do ta mbështeste populli dhe se ulësja në Organizatën e Kombet të Bashkuara s’është e rëndësishme.

“RS ka një shkallë të lartë pavarësie. Duke folur hipotetikisht, RS nuk duhet të ketë një ulëse në OKB, ka të tjerë që e kanë”, shtoi ai.

Ai shtoi se përfaqësuesi i lartë është imagjinar dhe nuk ka fuqi të vendosë për Bosnjën, duke shtuar se çdo veprim i tij i udhëhequr nga ndikimi i jashtëm do ta detyrojë të shpallë pavarësinë.

“Republika Sërpska e pranon Bosnjën vetëm brenda kornizës kushtetuese dhe nuk e pranon atë antikushtetuese. RS nuk do të japë autorizimin e saj të drejtë për asnjë nivel, për asnjë ide që promovohet nga niveli global. Ne nuk po kërcënojmë asgjë. Thjesht po themi se nuk ka perfaqësues të lartë, se është fals, është imagjinatë, nëse një përfaqësues i larte fals guxon të jetë nën ndikimin e disave që mendojnë se çdo gjë është këtu, RS nuk do ta pranojë dhe ne do ta shpallim pavarësinë”, u tha ai gazetarëve në Banja Llukë.

Duke komentuar qëndrimin e Ambasadës Amerikane për festën antikushtetuese dhe thirrjet në prokurori për të hetuar shkeljen e ligjit, ai tha se atij nuk i pëlqen as 4 korriku, dita e pavarësisë së SHBA-së.

“Është ndërhyrje e ambasadorit amerikan. Çfarë lidhje ka ai, kush dreqin është?” tha Dodik.

Dodik, ne fjalimin  në Banja Lluka ka vleresuar  kriminelët e dënuar të luftës Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç dhe e ka akuzuar SHBA-në për një “luftë hibride” kundër Republikës Serbe. Ai tha mes të tjerash se Serbrenica  nuk ishte gjenocid.