Kush do të jetë trajneri i ri i Belgjikës? Thierry Henry i interesuar

Thierry Henry mund të bëhet trajneri i ri i Belgjikës.

Mediet franceze raportojnë se legjenda e tyre do të pëlqente të merrte rolin e drejtuesit të skuadrës belge.

Kjo dëshirë e Henry i është komunikuar Federatës Belge të Futbollit dhe tashmë theksohet se emri i tij është një kandidaturë që që drejtuesit belgë po e konsiderojnë seriozisht.