Kurz thirrje BE-së për bisedime me Egjiptin për migrantët

Egjipti është i gatshëm të thellojë bashkëpunimin përmes bisedimeve. Duhet ta shfrytëzojmë këtë fakt, tha kancelari austriak Kurz

 Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE) të nisë bisedimet me Egjiptin në mënyrë që të ndihmohet ai vend afrikan në parandalimin e ardhjes së migrantëve në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të enjten, Kurz tha se, “Egjipti dëshmoi se mund të jetë i suksesshëm në parandalimin e shkuarjes së njerëzve nga bregdeti i tij në Evropë, në kërkim të një jete më të mirë dhe më të sigurtë”.

Austria aktualisht kryeson me BE-në, ndërsa Kurz dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ditë më parë vizituan Kajron, ku biseduan mbi këtë temë me presidentin e Egjiptit, Abdel-Fattah el-Sissi.

Tusk tha të martën se aktualisht, asnjë migrant nuk po braktis Egjiptin.

“Egjipti është i gatshëm të thellojë bashkëpunimin përmes bisedimeve. Duhet ta shfrytëzojmë këtë fakt”, tha kancelari austriak Kurz.