Kuriozitete që duhet të dini për lojtarët pjesëmarrës në Kupën e Botës

Cili është futbollisti më i ri në moshë nga 736 lojtarët e grumbulluar për të luajtur në Kupën e Botës. Po më i vjetri, cili është?

Këto pyetje marrin përgjigje më poshtë, ku zbulohen edhe lojtarët më të gjatë, më të shkurtër , më të shëndoshë dhe më të dobët…

Më i riu – Daniel Arzani (Australi) I lindur më 4 janar 1999, luan me Melbourne City FC (Australi). Mes pesë futbollistë më të rinj janë edhe: Kylian Mbappé (Francë), Achraf Hakimi (Marok), Francis Uzuho (Nigeri), Trent Alexander-Arnold (Angli), të gjithë të lindur në vitin 1998. Trajneri më i ri është Aliou Cissé i Senegalit, 42 vjeç.Image result for Daniel Arzani australia

Më i vjetri – Essam El Hadary  (Egjipt) I lindur më 15 janar 1973, luan me Al Taawoun FC (Arabia Saudite). Mes pesë futbollistë më “veteranë” janë edhe: Rafa Marquez (Meksikë, datëlindja 1979), Sergey Ignashevich (Rusi, datëlindja 1979), Tim Cahill (Australia, datëlindja 1979), José Corona (Meksikë, datëlindje 1981). Trajneri më i vjetër është Oscar Tabarez i Uruguajit, 71 vjeç.Image result for essam el hadary egypt

Më i gjati – Lovre Kalinic (Kroaci), portir, i gjatë 201 centimetra, luan me Gent (Belgjikë). Mes pesë futbollistë e tjerë më të gjatë janë: Jannik Vestergaard (mbrojtës i Danimarkës, 200 cm), Federico Fazio (mbrojtës i Argjentinës, 199 cm), Courtois (portier i Belgjikës, 199 cm), Robin Olsen (portier i Suedisë, 198 cm).Image result for Lovre Kalinic croatia

Më i shkurtri – Ka tre futbollistë që ndajnë me njëri-tjetrin rekordin e futbollistit më shtatshkurtër që do të jenë në “Rusi 2018”. Sipas të dhënave të regjistruara nga FIFA, bëhet fjalë për Xherdan Shaqiri (Zvicër), Alshehri Yahia (Arabia Saudite) dhe Fernando Quintero (Kolumbia). Këta të tre janë 165 centimetra të gjatë.Image result for Xherdan Shaqiri

Më i shëndoshi – Futbollisti më me shumë kilogram që do të marrë pjesë në “Rusi 2018” është mbrojtësi i Panamasë, Roman Torres, i cili e ka peshën trupore 99 kilogram. Ndërsa do të jetë tre lojtarët që do ta nisin Kupën e Botës me peshën trupore më të vogël, 59 kilogram. Ata janë Takashi Inui (Japoni), Mbark Boussufa (Marok) dhe Javier Aquino (Meksikë).Image result for Roman Torres