Kurban Bajrami, Shoqata “Istanbul” ndihmon 2500 familje

Tradita vijon si çdo vit nga shoqata “Istanbul”, ndërsa përfituesit janë familjet në nevojë, jetimë, azili i pleqëve, e më gjerë.

2500 familje në qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë përfituar nga therja e 100 bagëtive të trasha me rastin e Kurban Bajramit. Tradita vijon si çdo vit nga shoqata “Istanbul”, ndërsa përfituesit janë familjet në nevojë, jetimë, azili i pleqëve, e më gjerë.

Shpërndarja e pakove me mishin e kurbanit është bërë në Shkodër, Kavajë, Berat, Gramsh, Pukë, Koplik, Malësi e Madhe e më gjerë.

Vetëm në qarkun e Shkodrës janë shpërndarë 1900 pako.

Shoqata “Istanbul” ka një staf të veçantë, i cili merret edhe me raste të tjera në ndihmë të familjeve të varfëra. Përmes saj, prej vitesh kanë përfituar një numër i madh familjesh.

Tradita e therjes së kurbanit në Shqipëri me rastin e festës së Kurban Bajramit është e hershme nga kjo shoqatë. Shkodra ka qenë gjithmonë në fokusin e saj, ndërsa aktiviteti humanitar shpërndahet ne shumë fusha.

https://www.facebook.com/tv1channelshkoder/videos/706615739730748/