Kurban Bajrami festohet në Kosovë

“Kurban Bajrami është festë e cila vjen pas kryerjes së njërës nga kushtet e Islamit, pas haxhit dhe prerjes së kurbanit, një ritual që i dedikohet solidaritetit me të varfrit”, ka thënë kryemyftiu i Kosovës Naim Tërnava në urimin e tij për festën.

“Kurban Bajrami është festë e cila vjen pas kryerjes së njërës nga kushtet e Islamit, pas haxhit dhe prerjes së kurbanit, një ritual që i dedikohet solidaritetit me të varfrit”, ka thënë kryemyftiu i Kosovës Naim Tërnava në urimin e tij për festën e Kurban Bajrmit.

“Kështu ata që kanë mundësi materiale duhet prerë kurban, të gëzojnë të varfrit dhe familjet e tyre, sepse festa nuk ka kuptim nëse gëzimi nuk bëhet petk që mbulon tërë shoqërinë”, tha Tërnava.

Ai, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës këtë festë të madhe të myslimanëve.

“Ua uroj festën e Kurban Bajramit qytetarëve të Kosovës, besimtarëve, vëllezërve e motrave tona në mërgatën e largët, me lutjen drejtuar Allahut që haxhilerëve tanë t’ua pranojë haxhillëkun, të pranojë prej nesh prerjen e kurbanëve si dhe popullin tonë ta begatojë me mirësi, siguri dhe prosperitet”, tha Tërnava.

Tërnava theksoi se Kurban Bajrami simbolizon edhe besimin në zot, raporton TRT.

“Kurban Bajrami mbi të gjitha është momenti në të cilën ne, me gjuhë e zemër, shprehim besimin e pastër në Zot, duke iu përkushtuar Atij me qenien dhe duke ia kushtuar çdo adhurim, mu ashtu siç na ka mësuar në Kuran”, tha ai.

Tërnava porositi besimtarët myslimanë që në tre ditët në vijim ta vizitojnë njëri-tjetrin për të uruar këtë festë të madhe, sepse kjo krijon lidhje më të fortë me njëri-tjetrin.