Kryetari i PD Angli mbështet Kuvendin e 18 dhjetorit: Partia Demokratike duhet dhe do të shikoje nga e ardhmja e jo nga e kaluara!

Kryetari i Partisë Demokratike, dega Angli Naim Hasani ka shprehur mbështetjen për Kuvendin e 18 dhjetorit. Me një postim në Facebokk Hasani shkruan se Partia Demokratike duhet dhe do të shikoje nga e ardhmja e jo nga e kaluara.

Ai shton se çdo ndarje apo perçarje e Partise Demokratike, vetem se i zgjate jeten rregjimit shkatrrimtar te “Rilindjes” dhe vret njehere e mire shpresen e shqiptarëve per te jetuar te lire e te barabarte ne trojet e tyre

“Nje Parti Demokratike, nje Kuvend Kombetar! Partia Demokratike duhet dhe do të shikoje nga e ardhmja e jo nga e kaluara. Nje parti e vertete demokratike, antikomuniste, pro- Amerikane dhe perendimore, qe mbron dhe promovon vlerat e lirise, demokracise dhe barazise. E duam Shqiperine si gjithe Europa, ne miqesi te perjetshme me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Britanine e Madhe. Cdo ndarje apo percarje e Partise Demokratike, vetem se i zgjate jeten rregjimit shkatrrimtar te “Rilindjes” dhe vret njehere e mire shpresen e shqiptarëve per te jetuar te lire e te barabarte ne trojet e tyre, mes kombeve te qyteteruara dhe liridashes! Zoti e bekofte Partinë Demokratike! Zoti i bekoftë Shqiperinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen”- shkruan ai.