Kryeprokurori saudit sërish në gjykatën e Stambollit

Mojeb dje realizoi takimin e parë në gjykatë me Fidan, i cili zgjati një orë e 15 minuta

Kryeprokurori i Arabisë Saudite, Saud al-Mojeb, arriti sërsish në gjykatën e Stambollit për t’u takuar për herë të dytë me kryeprokurorin publik të qytetit, Irfan Fidan, në vazhdën e hetimeve mbi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).

I shoqëruar nga një delegacion, Mojeb arriti në Pallatin e Drejtësisë në rrethin Çağlayan të Stambollit.

Mojeb dje realizoi takimin e parë në gjykatë me Fidan, i cili zgjati një orë e 15 minuta.

Jamal Kashoggi, gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” dhe bashkëpunëtor i gazetës “Al Watan” që paraqet platformën kryesore të reformistëve sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Pas më shumë se dy javëve mohime mbi fatin e Kashoggit, autoritetet e Arabisë Saudite më 20 tetor pohuan se Kashoggi është vrarë gjatë një sherri në konsullatë.

Hetimi mbi vrasjen edhe më tej është në vazhdim, ndërsa hetuesit synojnë gjetjen e mbetjeve mortore të Kashoggit dhe vërtetimin e përgjegjësve për vrasjen.