Kryeparlamentari Sentop uron përvjetorin e 566-të të Ngadhënjimit të Stambollit

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop, bëri të ditur se fryma, e cila mundësoi ngadhënjimin e Stambollit, është e gjallë edhe sot.

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop, bëri të ditur se fryma, e cila mundësoi ngadhënjimin e Stambollit, është e gjallë edhe sot.

Në mesazhin e tij të postuar në median sociale Twitter, Sentop shkruan se “Sot kremtojmë 566-vjetorin e ngadhënjimit të Stambollit, që është zemra e botës turke dhe islame, që është ura e Azisë dhe Evropës e që ishte i paralajmëruar nga Profeti”.

Duke e bërë të ditur se ngadhënjimi i Stambollit është një epope, një zgjim i lajmëruar nga Profeti Muhammed, Kryeparlamentari Sentop tha: “Kjo legjendë bëri që bota të merr drejtim tjetër dhe ka sjellë një horizont të domosdoshëm të luftës për kombin tonë”, raporton TRT Shqip.

“Ajo që themi me krenari në përvjetorin e ngadhënjimit është që Profeti Muhammed i la si detyrë të shenjtë mbi supe të kombit tonë ngadhënjimin e Stambollit. Me këtë rast përkujtojmë me respekt Sulltan Mehmetin Ngadhënjimtarin dhe të gjithë dëshmorët tanë, ndërsa popullit i urojmë përvjetorin e 566-të të ngadhënjimit të Stambollit”, bëri të ditur Kryeparlamentari Sentop në mesazhin e tij.