Kryeministri Rama takohet me Erdogan në Stamboll

Edi Rama në Turqi, takohet me presidentin Recep Tayyip Erdogan

Kryeministri Edi Rama është pritur nga presidenti turk Erdogan. Lajm e bën të ditur presidenca turke që ka postuar fotot e takimit sëbashku me informacionin se “presidenti Recep Tayyip Erdogan e ka pritur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në ‘Beylerbeyi Palace’ në Stamboll. Takimi është zhvilluar në orën 17:00

Turqia dhe Shqipëria kanë në proces disa projekte infrastrukturore që parashikohet të realizohen në Shqipëri. Në listën e projekteve të përbashkëta janë aeroporti i Vlorës, për të cilin kryeministri ka hequr pikëpyetjet e vonesave duke deklaruar se punimet do të fillojnë vitin e ardhshëm dhe kompania e përbashkët ajrore “Air Albania” që ka bërë vetëm fluturimin inaugurues.

 

Nuk ka pasur informatë nga kryeministria në lidhje me këtë takim, mirëpo ka qenë vet Rama ai i cili e ka postuar një fotografi me Erdoganin në Instagram, ku shihen duke shtrënguar duart.