Kryeministri Rama: Basha do kthejë bixhozin!

"Eskorta që e shoqëron, 4 deri në 5 milionë euro"

Nga njësia dy në kryeqytet kryesocialisti Edi Rama i intensifikoi akuzat ndaj Lulzim Bashës duke theksuar se plani kryedemokratit është rikthimi pikave të basteve.

“Autokolona Rrapushit me makina të vjetra autokolona Lulit kushton 4/5 m euro. Brenda atyre makinave janë ata që mezi presin 25 prillin të hapin bingot. Ia ka premtuar bingot nga e para”, tha Rama.

Edi Rama kërkoi dalje masive ditën e votimit e shpjegoi rëndësinë e votës së çdo shqiptari.