Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime të përzemërta Republikës së Türkiye-s (Turqisë) dhe familjeve të minatorëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Amasra, pas shpërthimit në një minierë qymyri në provincën Bartin të Türkiye-s, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti në reagimin e tij për këtë rast tragjik ka thënë se “mendimet dhe lutjet tona janë me ju”.
Nga shpërthimi i cili ndodhi pasditen e së shtunës në një thellësi prej 300 metrash brenda minierës së qymyrit në rrethin Amasra të provincës Bartın, shkaktoi 41 viktima.