Kryeministri japonez shkarkon djalin nga posti për shkak të fotove “të papërshtatshme”

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida tha se do të shkarkojë djalin e tij nga roli i sekretarit ekzekutiv për shkak të fotografive “të papërshtatshme” të bëra në rezidencën zyrtare të kryeministrit, transmeton Anadolu.

Fotot u klikuan gjatë një ceremonie familjare vitin e kaluar në “pjesë simbolike të rëndësishme të rezidencës në një mënyrë që shihet si mosrespektim”, sipas agjencisë së lajmeve “Kyodo” të hënën.

Fotot shkaktuan kritika të ashpra ndaj kreut të Partisë Liberal Demokratike (LDP) në pushtet. Kryeministri Kishida tha se do të “shkarkojë” Shotaron të enjten.

“Sigurisht që përgjegjësia për emërimin më përket mua. Këtë e marr seriozisht”, u tha Kishida gazetarëve, duke shtuar: “Dua të përmbush detyrat e mia duke adresuar sfidat që nuk mund të shtyhen dhe duke ecur përpara me vendosmëri”.

Shotaro, djali i madh i Kishidës, u zgjodh në këtë post tetorin e kaluar, por mbeti në qendër të vëmendjes të mediave për shkak të problemeve të përsëritura për kryeministrin japonez.

Gjithashtu, Kishida mori këtë vendim pasi qeveria e koalicionit të udhëhequr nga LDP-ja dëshiron kalimin e qetë të disa projektligje kyçe për të cilat është duke u debatuar në Parlament.