Kryeministri izraelit do të takojë sekretarin amerikan Pompeo në Bruksel

Takimi i sotëm vjen një ditë pasi policia izraelite paraqiti akuzë ndaj kryeministrit Netanyahu dhe gruas së tij për rryshfete

 Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, sot në Bruksel do të takojë Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton zyra e kryeministrit izraelit, është planifikuar që Netanyahu të largohet nga Izraeli në rrugë drejt Belgjikës më vonë gjatë ditës.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë takimit midis dy zyrtarëve do të diskutohen zhvillimet rajonale.

Takimi i sotëm vjen një ditë pasi policia izraelite paraqiti akuzë ndaj kryeministrit Netanyahu dhe gruas së tij për rryshfete.