Kryeministri britanik Johnson përfshihet në një aksident me makinë

Video e incidentit u shpërnda edhe në rrjetet sociale nga protestuesit që ishin aty pranë.

Makina e kryeministrit britanik Boris Johnson, u përfshi në një aksident pak sekonda pasi doli nga godina e Parlamentit këtë të mërkurë.

Ndërsa makina e Johnson, tip Jaguar, po ecte drejt “Downing Street”, një grup protestuesish i kaluan para, duke detyruar shoferin të frenonte me shpejtësi, transmeton A2News. Me sa duket, rojet e Johnson, që po ecnin pas me një Range Rover, nuk ishin shumë të vëmendshëm, dhe goditën makinën e kryeministrit, duke shtrembëruar derën e bagazhit. Video e incidentit u shpërnda edhe në rrjetet sociale nga protestuesit që ishin aty pranë.

Zëdhënësi i Johnson konfirmoi se makina ishte ajo e kryeministrit dhe tha se ai ishte në makinë gjatë aksidentit por nuk ishte dëmtuar.