Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor takohen në Tiranë

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor pritet të mblidhen këtë javë në Tiranë.

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu ka mësuar se pritet të zhvillohet një takim i formatit “Retreat” të enjten.

Ky takim zhvillohet në kuadër të iniciativës së organizuar Banka Botërore.

Kryeministrat pritet të diskutojnë përmbushjen e asaj çfarë është dakordësuar në takimet e shkuara. Vendi i zgjedhur për këtë takim është një prej hoteleve hapur kohët e fundit në qendër të Tiranës.