Kryemadhi tregon pendesën e madhe si kryetare e LSI: Kritika për presidentin Meta? Kanë harxhuar miliarda për t’i dëmtuar imazhin, i vetmi politikan që i ka mbijetuar betejave

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pohoi se pendesa e saj më e madhe e saj gjatë drejtimit të kësaj partie ishte vendimi për djegien e mandatit të deputetit. E ftuar në “Kjo javë’ në News24 të Nisida Tufës Kryemadhi foli edhe për rolin e presidentit Ilir Meta apo dhe faktit nëse ajo kishte ndonjë kritikë për të.

Kryemadhi foli për sulme që i janë bërë Metës për t’i dëmtuar imazhin.

“Partnerët tanë ndërkombëtarë që kur kemi propozuar çështjen e studentëve për çështje buxhetore, unë duhej të isha kthjelluar se si u bë Basha shumë keq, pasi garancitë që kishte marrë që ne të digjnim mandatet, ia prishi LSI në 2018. Them se Zoti Meta kishte të drejtë për këtë arsye, por si shtetar që është, ai ka qenë kundër largimit nga institucioni. Ai e kishte provuar në 96 efektin e kësaj gjëje, kur ishte deputet i PS. Një gjë të mirë kishte, vërtetë e tkurri në votë LSI, dhe e dëmtoi, gati në vrasje totale LSI, por krijoi një element të rëndësishëm, por krijoi një strukturë të brishtë të pastër. Për hir të së vërtetës njerëzit që i kishin krijuar kosto LSI, kishin kaluar urën drejt PS.”, tha ajo.

A ka nje vendim që jeni penduar?
Gabimi im është që në djegien e mandateve duhet ta digjja vetëm unë dhe të tjerët jo. Duhet të prisnin që të konsultoheshin me të tjerë. kam marrë zotin Palmer, zoti Basha ia shtyhu bisedën. Zoti Basha kërkoi që ta quante djegien e mandateve si një nxitje nga LSI. Por kur je i sinqertë me gjerat, diskutimet kanë qenë; do e djegë unë mandatin, por zoti Basha duhet të jetë ai që duhet të tërhiqet dhe është iniciatori i kësaj gjëje. Unë kam thënë; do e djeg vetëm unë mandatin. Ky është një nga gabimet e mia se duhet t’i qëndroja vendimit tim. Zoti Basha ka pasur strategji të jashtëzakonshme, se kam kuptuar këtë gjë. Janë disa mësime që duhet t’i mësojnë dhe të rinjtë për të ardhmen.

Po ju çfarë kritikash keni ndaj presidentit Meta?
Fare! Ilir Meta mund ta marrim me ego politikanësh, më vjen keq që jam e detyruar ta them. Është i vetmi politik në gjithë tranzionin e Shqipërisë, pavarësish se janë harxhuar miliarda para kundër imazhit të tij, duke i ngritur kurthe, duke e nxjerrë në kurthe e prita, por është i vetmi politikan që është përballur me Gjykatë të Lartë, me Komision të Venecias gjykatë kushtetuese, dhe i ka fituar betejat ligjore. Në 30 vjet tranzicion, deri në mars ku jemi sot, më gjeni një politikan që ka vajtur përballë drejtësisë, ndërkombëtare, kombëtare, konstitucionaliste komuniste, fashiste dhe të jetë përballur dhe që ka fituar betejat. I ka fituar betejat me moral. Nuk ka humbur asnjëherë. Ilir Metës humbjen më të madhe ia dha Monika Kryemadhi që e vendosi në vështirësi të madhe.