Kroos shmang turpin, Gjermania mposht Suedinë në frymën e fundit

Kroos bën mrekullinë, Gjermania me 10 lojtarë përmbys ndaj Suedisë në fund...

Gjermania ka përmbysur rezultatin me një lojtar me pak duke shënuar golin e fitores në sekondat e fundit të kohës shtesë. Ishte një ndeshje fantastike nga kampionët e botës të cilët dhanë gjithçka për të marrë fitoren dhe në fund ia kanë arritur falë magjisë së Toni Kroos. Dukej sikur gjermanët ishin pranë eliminimit por tani gjithçka është në lojë dhe kampionët rikthehen në garë.

Gjermania e nisi lojën me tre ndryshime. Një i detyruar për shkak të dëmtimit të Hummels, ndërsa Ozil dhe Plattenhartd. Por, sërish loja e katër herë kampionëve të botës nuk ishte në lartësinë e duhur që në minutat e para të sfidës. Suedia tregoi se kishte kontroll të mirë të topit, ndërsa kundërsulmet ishin shumë të rrezikshme.

Gjatë disa minutave duket se sikur mes lojtarëve ishte lojë force, pasi suedezët nuk lëshonin terren, ndërkohë që gjermanët nuk ishin të qartë në rastet që krijonin në zonën e rreptësisë së portierit Olsen.

Ndërkohë që në minutën e 12 suedezët patën rastin më të mirë për të shënuar me Berg, por Neuer bëri heroin. Ndërkohë që nordikët patën kërkuar një penallti për shkak të kontaktit që lojtari i Suedisë pati me qendërmbrojtësin e Gjermanisë, Boateng.

Në minutën e 32 Claesson gjeti në zonë Ola Toivonen, duke i pasuar dhe ky i fundit e dërgoi me anë të një parabole mbi kokën e Manuel Neuer. Suedezët kaluan në avantazh dhe festa në tribuna ishte e çmendur.

Suedia nuk u mbyll në mbrojtje, por kërkoi që të krijonte raste të tjera shënimi dhe momenti më i mirë i krijuar ishte në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, kur Larsson dërgoi topin në zonë, ndërsa Berg nuk arriti ta dërgojë në rrjetë për shkak të një devijimi fatal nga Neuer.

Por pas pushimit Marco Reus rikthen shpresën për kampionët me golin e tij në të 48’. Gjermanët ushtrojnë presion, gjatë gjithë kohës, krijojnë, mundohen, kombinojnë, por e kanë shumë të vështirë të depërtojnë në mbrojtjen e hekurt suedeze, dhe kur e bëjnë, janë të pasaktë në goditjen drejt portës. Me daljen me karton të kuq të Boateng situata përkeqësohet, gjithsesi gjermanët vazhdojnë të sulmojnë deri te fryma e fundit dhe një goditje dënimi e ekzekutuar nga Toni Kroos i ka dhënë tre pikët kampionëve.

Në momentin më të mirë të gjermanëve, të cilit ishin pranë golit të avantazhit, Boateng ndëshkohet dy herë me karton të verdhë dhe i lë kampionët në fuqi të botës me një lojtar më pak, duke iu dhënë mundësinë suedezëve që të shfaqen në dhjetë minutat e fundit të takimit. Rasti më i pastër për Larsson, por që Neuer ndërhyri në kohë.

Pesë minutat e fundit të ndeshjes ishin emocionuese. Rastet e Werner dhe të Reus ishin të shpeshta, por që Olsen u bë hero për suedezët. Në minutën e 88 Kroos provon me të majtën, ndërsa topi përplaset në shtyllë dhe përfundon në këmbët e Gomez, i cili gjuan, por Olsen largon në kohë.

Kur u mendua se Gjermania ishte e dalë nga Botërori, Kroos vendos që të bëjë magjinë në sekondat e fundit të kohës shtesë. Faull në afërsi të zonës së rreptësisë për Gjermaninë, ekzekuton Kroos dhe me të djathtën piketon cepin e portës së Olsen dhe… aty e dërgoi! Super Kroos! Gjermania në festë! 2-1! Me kaq përfundon dhe takimi i dytë në Grupin F, Gjermania rikthehet në lojë për të vijuar më tej rrugëtimin në Kupën e Botës duke e bërë Suedinë që të mendojë për takimin e ardhshëm.

Gjermani – Suedi 2-1
Shënues: 
Reus 48’, Kroos 90+5’ / Toivonen 32’

Gjermania: Neuer, Boateng, Rüdiger, Kimmich, Kroos, Rudy (Gundogan 31’), Hector (Brandt 87’), Draxler (Gomez 46’), Müller, Reus, Werner. Trajner: J. Löw

Suedia: Olsen, Granqvist, Lustig, Lindelöf, Augustinsson, Larsson, Ekdal, Forsberg, Claesson (Durmaz 74’), Berg (Thelin 90’), Toivonen (Guidetti 78’). Trajner: J. Andersson

Gjyqtarë: S. Marciniak, P. Sokolnicki, T. Listkiewicz, R. Sato
Kartonë të verdhë: Boateng 71’, 82’ / Ekdal 52’, Larsson 90′
Të kuq: Boateng 82’

Stadiumi: Sochi

Kapaciteti: 48000