Kroacia në çerekfinale, Schmeichel nuk mjafton për danezët

“Ruleta ruse” kualifikon Kroacinë, Schmeichel s’i mjafton Danimarkës

Tjetër ndeshje e vendosur pas goditjeve të 11-metërshave. Kasper Schmeichel e meritonte plotësisht të ishte heroi i Danimarkës ndaj Kroacisë, pasi hipnotizoi Luka Modricin në minutën e 117-të nga pikë e bardhe e penalltisë, arriti të priste edhe 2 penallti të tjera pas përfundimit të kohës shtesë, por u tradhtua nga Eriksen, Schone dhe Jorgensen, që gabuan në tentativat e tyre përballë Subasic. Emocione pa fund në këtë takim të orës 20:00, që përcaktoi Kroacinë si kundërshtaren e Rusisë në çerekfinale.

Fillim i vrullshëm i kësaj sfidë të zhvilluar në “Nizhny Novgorod Stadium”, ku pa u mbushur një minutë lojë Danimarka fitoi një goditje këndi dhe pas ekekutimit të saj, falë një rrëmuje në zonë, përfitoi Jorgensen, që kaloi në epërsi Danimarkën.

Reagimi i Kroacisë ishte shumë i shpejtë, me Mandzukic që përfitoi nga një karambol i topit që iu shndërrua në asist, për t’i khyer shumë shpejt reston kundërshtarit (1-1). Mirëpo pas këtij momenti të dyja skuadrat menduan më shumë për të mos pësuar, çka solli dhe rënien e forcës sulmuese. Përtej rasteve sporadike, koha e rregullt përfundoi 1-1.

Minutat shtesë sollën dhe episodin që mund ta kishte mbyllur ndeshjen pa qenë nevoja e “ruletës” së penalltive. Rebic fiton një 11-metërsh, pas ndërhyrjes së gabuar nga pas të Mathias Jorgensen, por Luca Modric hipnotizohet nga Kasper Schmeichel që i kupton krahun dhe e kontrollon me autoritet topin, duke u shtyrë festën kroatëve.

Gjithesi, në ruletën e penallive Subasic arriti të priste 3 penallti përkundrejt 2 tentativave të ndalura nga Schmeichel, me Kroacinë që fitoi të drejtën të vijonte më tej.

Nicolai Jorgensen, i futur në vend të Kornelius, pati një mundsi të mirë në mes të pjesës së dytë por gjuajtja e tij ishte shumë e dobët për të trembur Subasic dhe ndoshta sulmuesi mund të kishte pasuar te dy shokë të pa markuar në të majtë të tij.

Ivan Rakitic pati një mundësi të mirë në minutën e 91-të por gjuajtja e tij nga jashtë zone përfundoi jashtë për pak. Ndërsa Bratëhite bëri përpjekjen e fundit të danezëve me një gjuajtje nga jashtë pas një topi të grushtuar nga Subasic.

 

Kroacia                                   Danimarka

1 – Badelj gabon                     1 – Eriksen gabon

2 – Kramaric shënon             2 – Kjaer shënon

3 – Modric shënon                 3 – Krohn-Dehli shënon

4 – Pivaric gabon                    4 – Schone gabon

5 – Rakitic shënon                  5 – Jorgensen gabon