Kroaci ëndrrash, Argjentina prek fundin

Argjentina me një këmbë jashtë, Kroacia kalon më tej...

Kroacia ka shkatërruar 3-0 Argjentinën duke bërë një ndeshje fantastike falë golave të Ante Rebic, Luka Modric dhe Ivan Rakitic, në pjesën e dytë. Kroatët shënuan golin e parë në minutën e 53-të falë edhe gafës së pabesueshme të portierit Caballero. Në përpjekje për të larguar një top nga zona, numri 1 i portës goditi në mënyrën më të keqe të mundshme duke shërbyer praktikisht një asist për Rebic, i cili fluturimthi tundi rrjetën.

Dhjetë minuta nga fundi, ylli i Real Madrid bëri një numër të vërtetë, ku pasi rrotulloi rreth vetes dy herë mbrojtësit e Argjentinës lëshoi një të djathtë të pakapshme për Caballeron duke çuar Kroacinë në delir e duke i dhënë kualifikimin nga grupi D.

Në minutën e parë shtesë Ivan Rakitic shënoi edhe golin e tretë pas një kundërsulmi ku i vetëm përballë portierit argjentinas dërgoi topin në rrjetë për herë të tretë për Kroacinë e tij.

Një dështim total për Messin dhe shokët e tij, që kurrë nuk u dukën se mund të bënin ndonjë gjë për të arritur fitoren që aq shumë të kërkuar, pas barazimit zhgënjyes 1-1 me Islandën.

Trajneri i Argjentinës nuk mund të pajtohej me humbjen dhe hedh në fushë dyshen e Juventusit Higuain-Dybala, por golin e shënon sërish Kroacia. Një top i rikuperuar nga Perisiç dhe Brozoviç, bëri që mesfushori i Interit të shërbente për Modriç dhe kapiteni gjuajti nga rreth 20 metra distancë, duke shënuar edhe golin e dytë, kur kishin mbetur edhe 10 minuta lojë.

Në minutën e 92-të ishin sërish kroatët, që pas një kundërsulmi të shpejtë gjetën edhe golin e tretë, të shënuar nga mesfushori që luan në një skuadër me Messin, Ivan Rakitiç.

Përfundon 3-0 dhe tashmë Argjentinës jo vetëm që i duhet patjetër fitorja në ndeshjen e fundit ndaj Nigerisë, por duhet edhe të shpresojë që Islanda të mos marrë fitore në dy takimet e radhës.