Kriptomonedha Libra e Facebook kërcënim për Bankën Qendrore Evropiane dhe Euron

Kriptomonedha e propozuar e Facebook, Libra, mund të minojë fuqinë e Bankës Qendrore Evropiane për të aplikuar politika monetare dhe Evropa nuk duhet ta injorojë këtë sirenë alarmi tha një drejtues i lartë i institucionit më të lartë financiar Evropian.

Kriptomonedha e Facebook pritet të mbërrij vitin e ardhshëm. “Në varësi së nivelit të adoptimit, mund të reduktojë kontrollin e ECB ndaj euros dhe të pengojë mekanizmat e aplikimit të politikave financiare,” tha Yves Mersch.

Ashtu si monedhat e sotme, Libra është e centralizuar dhe për Mersch është shqetësuese sepse nuk mbështetet tek një kreditor por tek disa aksionerë të cilët nuk shihen si autoritet i besueshëm për publikun.

“Pritet të lançohet në gjysmën e parë të 2020-ës nga të njëjtit njerëz të cilët kanë rezultuar jo pak herë kërcënim për demokracinë në SHBA dhe Bashkimin Evropian dhe që kanë dështuar disa herë të mbrojnë të dhënat personale tona në platformat e tyre,” tha Mersch.

Duke pasur në konsideratë këto sfida, autoritetet rregullatorë Evropiane duhet të sigurojnë një juridiksion mbi Libra dhe nevojitet për bashkëpunim global për të reduktuar rreziqet që vinë prej saj tha ai. /PCWorld Albanian