Krimet e Rënda marrin vendim për Adriatik Llallën, edhe 3 muaj nën hetim

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për shfuqizimin e zgjatjes së afatit hetimor ndaj tij.

Ishte Prokuroria që kërkoi të zgjaste edhe për tre muaj afatin e hetimit për Llallën, me argumentin se pret përgjigjen e letër-porosive nga Gjermania.

Por, një kërkesë e tillë nuk u prit mirë nga ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, i cili iu drejtua gjykatës me një kërkesë, në të cilën refuzonte zgjatjen e afateve.

Llalla pretendonte që Prokuroria ka pasur të gjithë kohën e nevojshme për të hetuar dhe dhënë zgjidhje çështjes së tij, por kërkesa e tij nuk është marrë parasysh nga gjykata, e cila i ka hapur rrugë organit të Akuzës të vijojë edhe për tre muaj të tjerë hetimet, raporton balkanweb.

Mbi Adriatik Llallën rëndojnë dyshime për 4 vepra penale, më e rënda ajo e pastrimit të parave.