Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin suedez, Ricard Vall, i cili 3 ditë më parë u kap me 19 pistoleta, në tentativë për t’i trafikuar drejt Suedisë.
Përprara gjyqtarit Sandër Simonio, 21-vjeçari Vall tregoi nëpërmjet përkthyeses se kishte udhëtuar me avion nga Suedia në Turqi, e më pas drejt kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë./raporton Top Channel