KQZ zëvendëson deputetët që lanë mandatin për të garuar në zgjedhjet lokale

KQZ ka miratuar zëvendësimin e deputetëve që lanë mandatin për të garuar në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Shkëlqim Bullari merr mandatin e deputetit të PS, Besjan Ajazi në qarkun Elbasan.

Rikthehet në parlament Asllan Dogjani. KQZ i jep mandatin që dorëzoi deputeti Belind Këllici në qarkun e Tiranës.

KQZ i jep mandatin Ludovik Hasani që zëvendëson deputetin Zef Hila në qarkun Shkodër.

Ikën Luçiano Boçi dhe zëvendesohet nga Qani Xhafa në qarkun Elbasan.