KQZ vendos të provojë votimin elektronik në Tiranë

Dobia e sistemit elektronik është se ndalon votimin në emër të tjetrit, voton më shumë se një herë, voton me kartë të rreme si dhe mundëson një rezultat më të shpejt në numërim.

Projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik do të zbatohet në një Zonë të Administrimit Zgjedhor në Bashkinë e Tiranës.

Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar të premten pasdite nga komisioni rregullator i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku përcaktohet se projekti pilot do të aplikohet në një juridiksion territorial jo më shumë se 55 qendra votimi.

Dobia e sistemit elektronik është se ndalon votimin në emër të tjetrit, voton më shumë se një herë, voton me kartë të rreme si dhe mundëson një rezultat më të shpejt në numërim, transmeton euronews.

Votimi dhe numërimi elektronik kanë qenë prej vitesh ndër kërkesat kryesore të partive opozitare. Mirëpo kërkesat janë anashkaluar kryesisht për mungesë fondesh, infrastrukture teknologjike apo dhe përvoje.