KQZ: Shit-blerja e votës do të dënohet

Nëse ne nuk të shohim me telefon celular në dorë, supozohet që s’e ke celularin. Çdo gjest që tregon se je në posedim të një telefoni celular, kjo do të përbëjë një tentativë për të fotografuar votën. Cdo gjë tjetër është në koston e votuesit”.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për media ka dhënë informacion për procedurat e votimit dhe ka paralajmëruar se do të ketë sanksione të rënda për shit-blerjen e votës. Ai shtoi se celularët nuk do të lejohen në qendrën e votimit dhe nuk do të lejohet asnjë fotografim i votës.

“Ka pasur thirrje të herë pas hershme nga KQZ dhe faktori ndërkombëtar, por edhe faktorë të tjerë politikë për t’i thënë ndal fenomenit të shit-blerjes së votës. Si ai që e shet dhe ai që e blen votën është në pozitën që nesër, pasnesër, do të provohet do të ketë sanksione të rënda. Shpresoj që kjo të dëgjohet sepse më shumë se kaq KQZ s’ka ç’të bëjë këtë problematikë. Këto fenomene edhe pse ekzistojnë nuk janë në masën që të vendosin në dyshim integritetin e procesit zgjedhor”, tha ai.

Komisioni i Qendrës së votimit nuk do të kontrollojë votuesit, por… “Ajo që duhet të qartësoj është që një votues të futet në qendrën e votimit me telefon. Askush s’do e kontrollojë atë, kjo është e ndaluar. Nëse ne nuk të shohim me telefon celular në dorë, supozohet që s’e ke celularin. Çdo gjest që tregon se je në posedim të një telefoni celular, kjo do të përbëjë një tentativë për të fotografuar votën. Çdo gjë tjetër është në koston e votuesit”.

Celibashi tha se pajisja e identifikimin elektronik është shpërndarë thuajse në të gjitha qendrat e votimit. “Në 100 zonat rurale që ende nuk janë implemetuar, nuk janë operatorët e nevojshëm. Nga verifikimet e fundit janë të mesnatës së djeshme dhe ditës së sotme. Nuk ka qendra të votimi që mungon energjia elektrike nga informacionet që kemi. Kemi pasur komunikim edhe me qeverinë, për të administruar këtë shqetësim të KQZ”, përfundoi Celibashi.