Komisoni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin Fredi Belerit, që fitoi në zgjedhjet e 14 majit përballë Jorgo Goros. Nga sot Beleri është kryetar i mandatuar i Bashkisë së Himarës.
Por që të ulet në karrigen e kryetarit të Bashkisë, i duhet të kapërcejë një tjetër hallkë proceduriale, betimin para Këshillit Bashkiak.
Ky aspekt procedurial mund të kthehet në ngërç për Belerin që është në burg, dhe mbetet për tu parë se si do të veprohet në kushtet kur një kryetar bashkie para se të nisë punën duhet të betohet në Këshillin Bashkiak.
Beleri nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë”, i cili akuzohet për blerje votash mori Bashkinë me 24 vota më shumë se kundërshtari socialist Jorgo Goro.