Ilir Toska, gjyqtari i Apelit Tiranës kaloi me sukses procesin e vetingut.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të enjten vendimin përfundimtar për Toskën, duke e konfirmuar atë në detyrë. Gjyqtari Toska u shqyrtua me përparësi për shkak të kandidaturës së tij për Këshillin e Lartë Gjyqësore.
Siç raporton “ABCNews”, në seancën dëgjimore të zhvilluar të mërkurën, KPK relatoi se gjyqtari Toska ishte vlerësuar pozitivisht sa i përkiste justifikimit të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale.
Sipas komisionit, Toska gëzonte vetëm një pasuri të patundshme, një apartament të blerë 50 mijë euro në Tiranë.