KPK i shkarkoi të ëmën, Rudina Hajdari: Ishte një përgjigje për ata që thonë se…

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar shkurtimisht në kuvend shkarkimin si gjyqtare nga KPK të mamasë së saj Fatmira Hajdari.

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar shkurtimisht në kuvend shkarkimin si gjyqtare nga KPK të mamasë së saj Fatmira Hajdari.

“Kjo e sotmja ishte një përgjigje për ata që thonë se ndenja këtu për të mbrojtur time më me sot e morën përgjigjen, dhe nëse e them këtë për time më e them për çdo njeri tjetër, Kjo shkon përtej familjes sime. Unë e mbështes reformën në drejtësi”, tha ajo.

Kujtojmë se sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdarin. Në përfundim të seancës, Hajdari tha se ishte vendim i pritshëm, e ndërsa avokati Maks Haxhia tha se “do ta apelojnë vendimin”, raporton Top Channel.

“Këta nuk po pyesin për ligj xhanëm se Kushtetuta e ka, aneksi i Kushtetutës deri në dyfishin e pasurisë por këta nuk e kanë respektuar asnjëherë. Këta kanë listat dhe po pastrojnë”, tha avokati i saj.