Kosovë, votojnë liderët dhe kandidatët për kryeministër

Në këto zgjedhje do të përfshihen 25 subjekte politike, nga to 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 kandidat pavarur, për të cilët do të mund të votojnë gjithsej 1.937.869 votues të regjistruar në listën zgjedhore...

Politikanja serbe pas votimit: T’i japim fund dhunës së Beogradit

Ka nisur normalisht procesi i votimit në Kosovë. Ka votuar edhe Rada Trajkoviç e cila ka dhënë një intervistë për Top Channel pas votimit.

“Sot është një ditë e madhe dhe mëngjes i bukur. Besoj se qytetarët do t’i zgjedhin përfaqësuesit nga lista e Koalicionit “Liria” për t’i përfaqësuar.

T’i japin fund kësaj dhune të Beogradit për mos lirinë e përkrahësve tanë. Ne do t’i mbrojmë interesat e qytetarëve”.

Ndërkohë Vladimir Millkiç menaxher në një nga pikat e vendvotimit u shpreh:

Qendra e votimit 4301 në Graçanicë është hapur në ora 7 dhe materiali ka ardhur me kohë. Siç e shihni votuesit kanë filluar të votojnë qysh herët dhe gjithçka po ecën në rregull. Për siguri kemi kujdestar policët që po qëndrojnë si në çdo pikë vendvotimi.

Ata nuk hyjnë brenda në vend derisa nuk i thërrasim ne”.Rezultate imazhesh për voton Rada Trajkoviç

Pas votimit flet Valdete Daka: Të tregojmë se kemi kulturë demokratike

E para e cila shprehi vullnetin politik ishte Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.

“I ftoj të gjithë qytetarët, partite politike, komisionerët se ky proces është në duar e tyre dhe çdo incident është në dëm të Kosovës dhe jo në dëm të tyre. Të tregojmë që kemi kulturë demokratike. Ju uroj suksese të gjithë partive politke”- tha Daka pas votimit. Deri tani nuk janë shënuar incidente në procesin e votimit.

Voton Kadri Veseli: Sot është një ditë e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë

Para pak minutave ka votuar edhe Kryetari i PDK-së dhe njëkohësisht kandidat për kryeminisitër, Kadri Veseli. Vesli votoi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Pas përfundimit të votimit Veseli dha një pronocim të shkurtër për mediat.

“Sot është një ditë e mirë e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë. I uroj qytetarët, do t’i hapin perspektivën Kosovës, fëmijëve tanë, përhajr na qoftë të gjithëve”, ka thënë Veseli.Rezultate imazhesh për voton kadri veseli

Voton ministri i jashtëm shqiptar Gent Cakaj

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, në respektim të së drejtës Kushtetuese, ka votuar sot në Prishtinë në ambientet e shkollës “Shtjefën Gjeçovi”.

Duke i cilësuar votimet si ushtrimin më të frytshëm të demokracisë, Cakaj e ka cilësuar si shumë të rëndësishme këtë ditë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në një prononcim për mediat, Ministri në Detyrë Cakaj ka shpjeguar dhe arsyen e pjesëmarrjes së tij në votime.

“Une nuk jam thjesht një shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, por jam edhe një qytetar aktiv i cili beson që fati këtyre dy vendeve është i pandashem.

Qoftë zgjedhjet e qershorit në Shqipëri, qoftë zgjedhjet e tetorit tani pavarësisht dallimeve të dy vendeve kanë diçka të përbashkët, janë shprehje e vullnetit të përgjithshëm politik.” shprehet Cakaj.

Ndërkaq, i pyetur në cilesinë e qytetarit të Kosovës dhe jo të Kreut të Diplomacisë së Shqipërisë, Cakaj ka evidentuar dhe çështjet e shqetësimet që kanë më së shumti sot qytetarët e Kosovës.

“Kosova ka ndërtuar një traditë të zgjedhjeve të lira e demokratike dhe kjo është për t’u vlerësuar sepse shërben si shembull në rajon. Kosova po ballafaqohet me dy grupime sfidash në periudhat që po vijnë, konsolodimin e shtetit të së drejtës dhe ekonomisë, si dhe nga ana tjetër konsolidimin e shtetit në arenën ndërkombëtare.”

Në fund, i pyetur si e pret një reagim të Beogradit për votimin e tij edhe në Tiranë edhe në Prishtinë Cakaj shprehet se voton në bazë të bindjeve të tij dhe në përputhje me interesat e vendit të tij Kosovë dhe Shqipëri, nuk ka shqetësim për reagimet e Beogradit.Rezultate imazhesh për voton gent cakaj

Voton Hashim Thaçi: Sot le të fitojë Kosova

Ka votuar edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas votimit Thaçi si të gjithë politikanë e njohur ka dhënë një pronocim të shkurtër për mediat:

“Dëshirojmë që t’i urojmë qytetarët e Kosovës, i ftojë ata që të votojnë për të mirën e tyre. Do të jetë një votim për të ardhmen euroatlantike të sigurtë të Kosovës. Urime të gjithëve”, ka deklaruar Thaçi pas hedhjes së votës së tij.Rezultate imazhesh për voton Hashim Thaçi

Voton Albin Kurti: Sot, të gjitha partive e politikanëve ju përgjigjet populli

Para pak minutave ka votuar edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Pas votimit Albin Kurti dha një prononcim të shkurtër për mediat.

“Sot është një ditë e veçantë. Të gjitha partive e politikanëve ju përgjigjet populli si burim i sovranitet”,- u shpreh Albin Kurti.

“Sot s’ka rendësi a je i pasur a i varfër, a vjen nga fshati a qyteti. A ke mbaruar shkollim te lartë apo jo. Të gjithë jemi të barabartë. Të gjithë ta shfrytëzojnë këtë shans historik për nga karakteri. Le të votojmë e le të festojmë”, vijoi më tej kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

I pyetur nga gazetarët nëse pas daljes së rezultateve VV do të bëjë një ofertë për LDK, Kurti u shpreh: Le të presim rezultatet e votimeve dhe të festojmë.Rezultate imazhesh për voton albin kurti

Voton Vjosa Osmani: Sot është ditë historike për Kosovën

Ka votuar edhe kandidatja e LDK-së Vjosa Osmani. Ajo ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.

Thirrja ime është për të gjthë qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj dite historike për Kosovën. Sot Kosova duhet të ketë arsye për të festuar. Uroj që procesi te jetë fer dhe demokratik, të mos bëhet presione kundrejt qytetarëve.

E pyetur për koalicionet e mundshme pas zgjedhore, Vjosa Osmani tha se kjo duhet të jetë ditë festë për Kosovën dhe sa i përket koalicioneve do vendoset pas rezultateve zgjedhore.Rezultate imazhesh për voton vjosa osmani